Prindërit është mirë të jeni të lidhur emocionalisht me fëmijët – thotë studimi – sepse shpie drejt një niveli të lartë të vetëbesimit, por nuk shpie në narcisizëm.

Studimi është i pari i llojit të vet që ka studiuar fëmijët nga mosha 7 – 11 vjet, e cila konsiderohet si periudha ku tendencat narcisiste fillojnë të shfaqen, transmeton Telegrafi.

Profesori Brad Bushman, një nga autorët e këtij studimi, ka deklaruar:

“Fëmijët u besojnë prindërve kur ata u thonë se janë më të veçantë se tjerët. E kjo mund të mos jetë gjë e mirë për ta apo shoqërinë në përgjithësi.

Kur kisha filluar hulumtimet në vitet e 90’ta, besoja se fëmijët e mi duhet të trajtohen sikur të jenë super të veçantë. Por, tani kujdesem shumë që të mos e bëjë atë gjë.

Është e rëndësishme të shprehni ngrohtësi ndaj fëmijëve tuaj sepse ua rritni vetëbesimin, por mbivlerësimi i shpie ata drejt narcicizmit”. /Telegrafi/