Më 3 qershor Italia rihap aeroportet

Më 3 qershor Italia rihap aeroportet

Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali po shkon drejt përmirësimit. Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel njoftooi se të gjithë aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Qeveria italiane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte. Aeroportet e tjera që mbetën të hapura, funksionuan në mënyrë të kufizuar./ Opinion.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *