Opozita duhet të jetë e para e cila duhet të kërkojë zgjedhje që të mund të ketë Parlament, të ketë qeveri politike e cila do të miratojë vendime, do të marrë përgjegjësi të sjell vendime të guximshme, mos dhashë Zoti të kemi situatë më të rëndë se kush do të sjell vendime. Prandaj duhet qytetarët të përcjellin legjitimitet të qeverisë, të Parlamentit, të kemi institucione, e shëndetshme është për shtetin dhe për shkak të shëndetësisë dhe ekonomisë dhe demokracisë të kemi Parlament dhe të kemi qeveri politike e cila do të marrë përgjegjësi, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai në intervistën për TV21 ka thënë se sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhje me qëllim të vihen institucionet në funksionalitet të plotë.
“Është lodhur populli nga këto kalkulime dhe prandaj na nevojiten zgjedhje. Nuk mund asgjë të fshehim nga populli, pasi populli e di se si të veprojë, pasi patjetër t’i vëmë në funksion institucionet. Nuk kemi Parlament, kemi qeveri teknike. E udhës është të organizojmë zgjedhje që të mund shteti të funksionojë”, ka thënë Zaev.
Ai tha se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka propozim nga ana e Qeverisë teknike për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se nuk mund që vetë ai të propozojë dhe shpall gjendje të jashtëzakonshme.
Tha se shifrat e sotme të të infektuarve me Kovid-19 na dhembin të gjithëve, por siç tha, “shifrat mund të jenë të njëjta edhe më 15 korrik dhe 15 gusht, 15 shtator e 15 nëntor”.
“Pesë korriku ligjërisht dhe me kushtetutë është e përcaktuar si datë për gjendjen momentale si qëndrojnë punët. Nëse nuk dakordohen partitë, atëherë mbetet që të respektohen Kushtetuta dhe ligji. Kushtetuta dhe ligji do ta thonë datën. Nëse me Mickoskin kemi folur për 8 korrikun, atëherë do të pajtohemi. Do të dalim para qytetarëve dhe do të themi kërkojmë plus tre ditë, 8 korriku të jetë datë e zgjedhjeve”, ka thënë Zaev.
Duke folur për deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se është koha për kryeministër të parë shqiptar, Zaev ka thënë se veten dhe partinë e tij LSDM, i konsideron për themelues të “Një shoqëri për të gjithë”.
“Ky është hap populist, i rremë i BDI-së, kjo është ekskluzivisht për pikë partiake-politike. Nëse BDI vazhdon kështu do të shkojë në opozitë. Nuk guxon ta lëndojë inteligjencën e popullit tonë. Qytetarët duhet ta dinë se kush do të jetë kryeministër, ministër, varet prej atyre- qytetarëve. Së pari BDI nuk e tregon kandidatin për kryeministër dhe nuk do ta thotë. Nuk do të jep kandidat, pasi nëse e thotë nuk do t’i thërret të gjithë shqiptarët të votojnë për këtë. As që do të publikojë, as edhe publikon kandidat. Këtu flitet se bëhet fjalë për kalkulim politik. E dyta, të gjithë duhet ta dinë se përmes kësaj tentohet të fitohet vota, ndërsa me këtë do të humb. LSDM do të fitojë edhe me këtë kusht nga BDI nënkuptohet se nuk do të ketë koalicion. BDI do të shkojë në opozitë dhe mirë është të shkojë nën opozitë pas 17 vitesh. Përsëris, duhet ta dinë qytetarët të dalin në votime dhe të votojnë dhe ata do të vendosin se kush do të jetë kryeministër, kush ministër, kush kryetar i Kuvendit”, nënvizon Zaev. fab/