“Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor po përballet me një problem serioz me personat të cilët nuk dëshirojnë t’i pranojnë vendimet për vetëizolim”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri maqedonas i Shëndetësisë. Venko Filipçe tha se po mendohet edhe për formë alternative juridike se si të zbatohen këto vendime, ndërsa një nga opsionet është të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim.
“Një nga opsionet është, të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim, për shkak se me të vërtetë po humbet shumë kohë dhe po rrezikohet shëndeti publik nga ana e individëve të cilët nuk dëshirojnë të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe me ISHSSH”, theksoi Filipçe.