Kompjuteri më i shpejtë në botë, që po studion përhapjen e Covid-19

Kompjuteri më i shpejtë në botë, që po studion përhapjen e Covid-19

Pas disa vitesh, Japonia ka futur në funksion super-kompjuterin për të studiuar përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit.

Fugaku, i cili u zhvillua nga Fujitsu dhe instituti i kërkimit të qeverisë Riken, u rendit i pari në listën Top500 të superkompjuterëve globalë, Fujitsu dhe Riken njoftuan të martën, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Fugaku mund të kryejë më shumë se 415 415,000 trilion komanda në sekondë, duke e bërë atë 2.8 herë më të shpejtë se Summit, super kompjuterin e ndërtuar nga IBM i cili më parë mbante vendin e parë.

Superkompjuteri japonez tashmë është në faza eksperimentale, i cili po përdoret për gjetjen e hulumtimeve lidhur me Covid-19, përfshirë diagnostifikimin, terapinë dhe simulator për përhapjen e virusit, tha Riken në një deklaratë në prill.

Fugaku është planifikuar të funksionojë me kapacitet të plotë që nga viti i ardhshëm./ina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *