Maqedonia e Veriut prej nesër i hap të gjitha vendkalimet kufitare për qytetarët e saj dhe të huajt.
Me këtë vendim qeveritar, nuk është i obligueshëm test PCR për koronavirus si dhe karantina apo vetizolimi.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa kushte, test dhe karantinë mund të udhëtojnë vetëm në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, ndërsa në vendet e tjera këto kushte janë obligative./illiria news/