Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura edhe për Maqedoninë e Veriut

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura edhe për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia edhe këtë herë nuk është në listën evropiane të vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Këshilli i BE-së ka publikuar një listë të azhurnuar të vendeve të treta, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet Anëtare nga 1 gushti, sepse nuk plotësojnë kriteret, siç është niveli i të infektuarve, rënia vazhdueshme e numrit të rasteve të reja dhe mënyra e përgjithshme e trajtimit të virusit. Vetëm qytetarët e BE-së, anëtarët e familjes së tyre dhe udhëtarët me nevoja themelore do të lejohen të hyjnë.

Analiza e Këshillit të BE-së

“Kriteret për përcaktimin e vendeve të treta për të cilat do të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit përfshijnë situatën epidemiologjike dhe masat e kufizimit, përfshirë distancën fizike, si dhe aspektet ekonomike dhe sociale”

/shprehja.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *