Siç njoftoi ministri Bekteshi, kjo do të thotë që kjo masë që do të zbatohet ishte pjesë e Pakos së tretë të masave ekonomike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për parandalimin e pasojave nga Covid 19.
“Në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë për realizimin e investimeve, me çka do të filloj edhe pagesa e mjeteve.
Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes realizimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post covid nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021“ shkroi ministri Bekteshi.