Shqipëria rikthen orën policore në vend për shkak të situatës së pandemisë

Shqipëria rikthen orën policore në vend për shkak të situatës së pandemisë

Duke nisur nga sot në orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora policore për izolimin për shkak të situatës me pandeminë. Do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobitet.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.

Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari/BW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *