Brendi „Bibi“ zgjidhet në mesin e 20-të filmave vizatimorë më të mirë të animuar të festivalit në Francë

Brendi „Bibi“ u zgjodh në mesin e 20-të filmave vizatimorë më të mirë të animuar për fëmijët parashkollorë të festivalit në Francë. Ky brend maqedonas do të prezantohet në manifestimin prestigjioz „Kartun Forum“ që prej 16 deri më 19 shtator do të mbahet në qytetin francez, Tuluz.

„Kartun Forum“ ishte krijuar në vitin 1990 dhe ishte ngjarja e vetme që fokusohet në sesionet me projektet televizive të zgjedhura paraprakisht dhe ishte mundësi e bukur për producentët dhe animatorët të gjejnë partnerë tejkufitarë dhe t’i përshpejtojnë investimet financiare.

Në edicionin e sivjetëm do të prezantohen afër 80 projekte në kategoritë e ndryshme. „Bota e Bibit“ është në kategorinë e moshës parashkollore, bashkë me 19 projekte të tjera të animuara. Secili prej tyre do të prezantohet 30 minuta para të gjithë partnerëve potencialë.

/Ministria e Kulturës-RMV/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *