Eurostandard me kumtesë ndaj deponentëve

Eurostandard me kumtesë ndaj deponentëve

Shoqata e depozituesve të dëmtuar të “Eurostandard bankës”, duke i’u referuar raportit të drejtuesit falimentues, sot përmes kumtesës informon se në ditën e mbylljes së bankës më 12 gusht ka pasur 149 firma me kredi të papaguara në vlerë të tërësishme prej rreth 55 milion euro.

Në kumtesë citohet se firmat nuk i kanë paguar këstet e kredive dhe se sigurimi i kredive ka qenë larg vlerës së kredisë që u është dhënë kompanive, përcjell zhurnal.mk.

“Asnjëra nga këto firma nuk ka paguar asnjë këst, ndërsa janë vonuar me pagesën e disa qindrave deri mbi 1300 ditë. Huatë e marra në qindra mijë deri në miliona shuma në euro. Ajo që është më e tmerrshme është sigurimi te këto firma. Njëherit numri më i madh i tyre kanë sigurim në hapësirë afariste ose banesore, pajisje, automjete motorike, mall tregtar ose tokë bujqësore vlerat e vlerësuara të të cilave më së shumti lëvizin prej 5 deri në 50 për qind nga vlera e kredisë”, citohet në kumtesë.

Kreditë e rreth 60 firmave, siç potencohet në kumtesë, janë mbuluar vetëm me kambiale.

Faji për këtë, sipas shoqatës së depozituesve të dëmtuar, është te personat udhëheqës të bankës dhe te Banka Popullore.

“Rezultati i sjelljes së tillë është i njohur sot. Në mes të pandemisë, krizës së madhe shëndetësore dhe ekonomike, kriminelët e bankës të ndihmuar nga mosveprimi i Bankës Popullore gjatë kontrolleve të kryera duke filuar nga viti 2013 e këndej, na lanë pa kapitalin tonë personal, pronë, siguri, shëndet, jetë, të tanishme dhe të ardhme”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se bëhet fjalë për mbi 700 persona fizik të cilët kanë humbur më shumë se 24 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *