Vendimi qeversië: Restorantet të punojnë deri në ora 18, ndalohet dhe festimi i vitit të ri

Vendimi qeversië: Restorantet të punojnë deri në ora 18, ndalohet dhe festimi i vitit të ri

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për media ka njoftuar se Qeveria ka sjellë vendim të pranojë propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masat e reja, informon Zhurnal.

Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me orarin e punës të kafeneve dhe restoranteve, kështu që, ato do të duhet të punojnë më së voni deri në ora 18:00.

Këto masa vlejnë nga 18 dhjetori deri më 20 janar.

“Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për restorantet, ndalesa për organizimin e festave të fundvitit në hapësira të hapura dhe të mbyllura, ndërsa kemi dhe porosi të qarta për bashkësitë fetare, për organizatat e punës, komunat dhe objektet hotelierike.

Objektet hotelierike do të punojnë deri në ora 18, në vend se deri më 21 siç ishte deri tani. Qëllimi është që të durojmë edhe pak që të mos lejojmë të kemi eskalime përshkak festave. Masa e mban emrin “festo përgjegjshëm”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga covid”, tha Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *