Zidane thurr elozhe për Benzeman: Për mua, ai është më i miri

Zidane thurr elozhe për Benzeman: Për mua, ai është më i miri

Karim Benzema ka shkëlqyer në duelin e mbrëmshëm të cilin Real Madridi e fitoi përballë Athletic Bilbaos.

Francezi shënoi dy gola në minutat 74′ dhe 92′, për t’iu siguruar bashkëlojtarëve tri pikë të reja në renditjen tabelare dhe gradualisht për t’u ngritur në krye, përcjell GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri i galaktikëve, Zidane, nuk ka nguruar të thurr elozhe për bashkëkombasin e tij, duke thënë se mendon që është sulmuesi i mirë francez në histori.

“Për mua, po. Ai e ka treguar këtë dhe ka qenë në Real Madrid për një kohë të gjatë. Ai i ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje dhe ka shënuar gola. Në fund të fundit, rekordi i tij flet vetë. Për mua, ai është më i miri. Është e qartë”, tha mes tjerash tekniku francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *