Bebe Rexha: Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm

Bebe Rexha: Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm

Bebe Rexha është një nga këngëtarët më të suksesshme , mirëpo duket se fillimet e saj në muzikë nuk kanë qenë fare të lehta.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka treguar se disa vite më parë kishte ëndërr që të studionte në një kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk e pranuan.  Me këtë histori Bebe i ka dhënë një mesazh të gjithë ndjekësve të saj që të mos dorëzohen nëse atyre i ndodh e njejëta gjë, përcjell ora news.

“Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”-ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *