Kryeministrja Ana Bërnabiq në Institutin Torlak në Beograd e mori vaksinën kundër Kovid-19, me çka edhe zyrtarisht në Serbi filloi vaksinimi kundër koronavirusit.
Vaksinën e mori më pas Ministrja për Punë, Punësim, Çështje Sociale dhe Veteranë, Darija Kisiq Tepavçeviq dhe epidemiologu, Predrag Kon.Përveç tyre, sot do të vaksinohen edhe qytetarët e parë, shfrytëzuesit e azileve për pleq në Beograd dhe Novi Sad, ndërsa nga nesër edhe në Nish.Përveç shfrytëzuesve të azileve për pleq, vaksinën në Serbi të parët do ta marrin edhe punonjësit shëndetësorë.
Të martën, 4.875 doza të vaksinës Fajzer mbërritën në Serbi, ndërsa 20.000 doza të tjera do të mbërrijnë në fillim të janarit. Kështu, Serbia është vendi i parë në rajon në të cilën ka mbërritur vaksina e Fajzer, me të cilin është nënshkruar marrëveshje për 1.8 milionë doza, të cilat do të mbërrijnë çdo tre muaj.Serbia së shpejti pret të jepë atutorizim për përdorimin e vaksinës Sputnik, si dhe vaksinës kineze.
Sipas presidentit serb, “nga mesi janarit do të fillohet me vaksinime masive”.“Kur e them këtë, mendoj në qindra mijëra, mbase edhe në një milion njerëz që do të vaksinohen deri në fund të janarit, ky është një sukses i tmerrshëm”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.
https://www.instagram.com/tv/CJLMtCYB3jP/?utm_source=ig_web_copy_link