Sot nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

Sot nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi se ditën e sotme do nisë vaksinimi i qytetarëve në vend.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu gjatë një vizite në spitalin e Durrësit bëri me dije se vaksinimi anticovid do të nisë me stafet e spitaleve Covid dhe të urgjencave.

Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu.

Për inokulimin e vaksinave do të përdoren ambientet e stadiumit “Air Albania” ku janë përgatitur 60 pika, duke parashikuar që secila prej tyre të realizojë nga një vaksinë në orë. /SCAN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *