Meda flet për periudhën e pandemisë: I kam respektuar vendimet, i kam anuluar të gjitha dasmat

Meda flet për periudhën e pandemisë: I kam respektuar vendimet, i kam anuluar të gjitha dasmat

Për thuajse më shumë se një vit janë anuluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të shumta nga ana e artistëve, por kishte edhe prej atyre që nuk u përfshinë fare në këtë çështje.

I tillë është edhe këngëtari i mirënjohur Meda, i cili ishte më i distancuar dhe nuk është se ka dhënë ndonjë koment për këtë deri më tani.

Meda (Foto: Facebook)

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin NIN, ku për herë të parë ka shprehur pakënaqësitë në lidhje me ndalimin e aktiviteteve të tij.

“I kam anuluar të gjitha dasmat, vetëm një gjë më ka shqetësuar diçka që më ka bërë përshtypje të keqe në kohën e zgjedhjeve kur me një sallë apo me një tubim ishin mbi 1000 vetë dhe aty 99% pa maska, ndërsa këngëtareve apo lokaleve sallat e dasmave që mbahen, po bëhen një vit që nuk kanë punuar dhe kjo më ka bërë përshtypje negative në aspektin politik. Pësr ata paskan të drejtë e ne jo”.

“Sa i përket pandemisë dhe masave duhet t’i respektojmë dhe është shumë logjike që duhet t’i respektojmë sepse nuk mundemi të rrezikojmë jetën e dikujt për kënaqësinë time apo për një pagë, për një rrogë që unë e marrë. Unë nuk jam prej atyre që të rrezikoj dikë mirëpo kur mblidhen 1000 vetë do të thotë, është pandemi pa marrë parasysh. Për mendimin tim nuk ka qenë korrekte”, tha më tej Meda.

Meda (Foto: YouTube)

Këtë kohë pandemie, Meda ka qenë më i tërhequr edhe nga projektet muzikore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *