NASA do të testojë fluturimin e një helikopteri në Mars

NASA do të testojë fluturimin e një helikopteri në Mars

Ky helikopter i vogël pritet të jetë i pari që do të fluturojë në një planet tjetër.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, “Ingenuity” është një helikopter 1.8 kilogram që udhëtoi për në Mars brenda roverit të NASA-s, Perseverance, që zbarkoi në shkurt të vitit 2021.

NASA thotë se tani synon ta testojë atë të hënën (19 prill), por pranon se mund të mos jetë i suksesshëm, në këtë rast ata do ta provojnë përsëri më vonë, gjatë javës.

Fluturimi në Planetin e Kuq nuk është i thjeshtë – siç shpjegon reporterja e shkencës së BBC, Laura Foster, dhe inxhinierja e sistemeve të NASA-s, Farah Alibay.

“NASA shpreson se do të na japë një pamje ndryshe të gjërave, dhe do të na lejojë të studiojmë shkëmbinjtë dhe krateret, dhe vendet e tjera, që roverët, si ky, nuk munden”, tha Foster. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *