Ambasada e Japonisë, donacion 127 kartela me internet për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Gostivarit

Nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Gostivarit janë pajisur me katrela me internet nga Ambasada e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, njofton bonzo.info. Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Arben Taravari përmes profilit të tij të FB shkruan:

Ambasada e Japonisë në vend, bëri donacion 127 kartela me interent për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Gostivarit. Kartelat do t’u shpërndahen nxënëseve që nuk kanë patur mundësi për të ndjekur mësimin online.Dua të falenderojë Ambasadën dhe popullin japonez për këtë donacion i cili është mjaftë i nevojshëm për nxënësit tanë. Vlenë të përmendet se me këtë ambasadë kemi nënshkruar marrëveshje si pushtet lokal në shkurt të këtij viti, përmesë së cilës për spitalin e qytetit siguruam roentgen aparat digjital me vlerë mbi 60.000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *