Dy adoleshentë filmojnë teksa hedhin në lumë të moshuarin … dy vajza i shpëtojnë jetën

Kjo ngjarje tregon më së shumti mbi edukatën e sjelljen e fëmijëve, mbi çfarë modeli mësohen ata. Në njërën anë një model i papërgjegjshëm dhe në anën tjetër një model human.

Ndodhia ka ndodhur të dielën në Warrington (Britani). Dy djem në moshën e adoleshencës i janë afruar një të moshuari i cili po peshkonte pranë lumit. Njëri ka filmuar ‘gallatën’ për ta përcjellë në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër i është afruar 74 vjeçarit dhe e ka qëlluar me shkelm, për ta hedhur në lumë.

Pas kësaj ata menjëherë janë larguar me vrap duke qeshur nga ‘trimëria’. Fatmirësisht në ato momente kanë kaluar aty dy vajza 14 vjeçe, të cilat kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të të moshuarit. Kloi dhe Eli janë afruar menjëherë dhe duke kanë arritur të nxjerrin nga uji të moshuarin.

Kloi tregoi për median e huaj momentet: “E pamë të moshuarin që po mbahej në një degë në ujë. Eli më mbajti nga trupi dhe unë u zgjata për ta ndihmuar. Kisha frikë në momentin kur ai lëshoi veten nga dega e pemës, mendova se mos nuk kam forcë për ta tërhequr nga uji. Arritëm ta nxjerrim nga aty dhe e pyetëm nëse ishte mirë. Ai ishte qullë, nga hunda po i dilte gjak. Aty na erdhi në ndihmë dhe një grua. Ajo i ofroi të moshuarit që ta dërgonte në spital, por ai tha se nuk donte të shkonte.”

Vajza e të moshuarit i tha medias vensase se ka në plan t’i thërrasë vajzat për një drekë falenderuese, teksa shpjegoi se i ati kishte qenë duke u mbytur pasi rrobat/xhupi të mbushur në ujë ia kishin bërë të vështirë qëndrimin në sipërfaqe.

“Ka qenë një moment i vështirë për ne si familje. Babai dilte shpesh për të peshkuar, e tani ka frikë. Kur erdhi në shtëpi ishte në shok dhe ka qarë. Na e tregoi ndodhinë dhe na tha se kishte menduar se do të vdiste. Kishte humbur dhe një mbajtëse e monedhë argjendi kur ra në lumë, i vetmi kujtim që kishte patur nga i ati.”-tha gruaja.

Video e kësaj ngjarje u postua në rrjetet sociale, derisa u hoq nga autoritetet. Policia ka arrestuar një 15 vjeçar, që dyshohet se është ai qëlloi të moshuarin./shqiptarëtpërshqiptarët.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *