MINISTRI I JASHTËM STOEV ME EKIP TË RI PËR NEGOCIATAT ME RMV-në

MINISTRI I JASHTËM STOEV ME EKIP TË RI PËR NEGOCIATAT ME RMV-në

Ministri Teknik i Punëve të Jashtme në Bullgari, Svetlan Stoev ka deklaruar se “monitorimi nga Bashkimi Evropian do të jetë garanci se Marrëveshja dypalëshe me Maqedoninë e Veriut plotësohet”. Stoev njoftoi se ka formuar ekipin e tij për negociata me Maqedoninë e Veriut, gjatë të cilave prioritet do të jetë kthimi i besimit dhe dialogu në vend.

Në ekipin që e ka formuar Ministri i ri teknik i punëve të jashtme të Bullgarisë, për negociatat me Maqedoninë e Veriut do t’i ndihmojë Rumen Aleksandrov, njeri me përvojë diplomatike dhe në funksion ministër i punëve të jashtme nga viti 2014 deri në vitin 2016. Si prioritet i punës së tij, Ministri Svetlan Aleksandrov i ka theksuar marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe rifillimin e dialogut, por me garanci evropiane për atë që është arritur.

SVETLAN STOEV, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME, BULLGARI

“Kthimi i temës në korniza të formateve normale evropiane, me diskutim për këto çështje edhe në mes vendeve anëtare të BE-së, me dhënien e garancive Bullgarisë se ajo që nuk është arritur në linjë dypalëshe do të plotësohet në të ardhmen. Ky monitorim nga ana e BE-së është garanci se marrëveshjet dypalëshe, ato që janë të nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të plotësohen. Kjo është strategjia. Presim dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Stoev për Agjencinë bullgare BGNES rikujton se këtyre ditëve dy presidentët e vendeve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, do të udhëtojnë se bashku në Romë dhe do të bisedojnë për këto çështje, duke shtuar se në mesin e institucioneve kryesore shtetërore në Bullgari nuk ka mosmarrëveshje në lidhje me kontestin me Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, të dy kryetarët e Komisionit historik dypalësh, i cili në tavolinë tashmë tre vite pa sukses përpiqet të gjejë bazë të përbashkët për personalitetet dhe ngjarjet historike, Angel Dimitrov dhe Dragi Gjeorgjiev, në intervista të ndara pohojnë se secila palë, për mossuksesin fajin ia hedh palës tjetër.  /KlanMacedonia\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *