Pendarovski mirëpriti në takim gjeneralin Kristofer Kavolli

Pendarovski mirëpriti në takim gjeneralin Kristofer Kavolli

 Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë gjeneralin Kristofer Kavoli.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski, ishte shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i përgjithshëm dypalësh midis shtetit dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA-ja është aleat i rëndësishëm dhe mbështetës i shtetit tonë nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia e Veriut veçanërisht i vlerëson marrëdhëniet me SHBA-në, si partner i saj strategjik. Anëtarësimi në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, jep mundësi shtesë për përforcim të partneritetit.

Pendarovski potencoi në përkushtimin afatgjatë të vendit dhe Armatës së saj, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në të japë kontribut në operacionet paqësore ndërkombëtare, duke i përfshirë misionet e realizuara në Irak dhe në Afganistan.

Në takim presidenti Pendarovski u falënderua për kontributin gjithëpërfshirës të SHBA-së në modernizimin dhe pajisjen e Armatës, si dhe në stërvitje dhe edukim të pjesëtarëve të saj.

Presidenti Pendarovski i ka riafirmuar të gjitha përpjekjet për rritje të vazhdueshme të buxhetit në mbrojtje, deri në plotësimin e qëllimit të projektuar në vitin 2024 – të paktën 2 për qind e BPV-së të investohen në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës.

Para bashkëbiseduesit presidenti Pendarovski ka prezantuar një pjesë të arritjeve dhe zhvillimit të aftësive ushtarake të Armatës, sipas nevojave që dalin nga anëtarësimi në NATO.

Në takim, siç citohet, ishin këmbyer informacione gjatë stërvitjes multinacionale “Goditje vendimtare 21”, që mbahet në poligonin e Armatës “Krivollak”. Presidenti Pendarovski theksoi se me realizimin e stërvitjes Armata edhe njëherë e dëshmon gatishmërinë e saj të veprojë në mënyrë të koordinuar me aleatët tanë.\Zhurnal\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *