Për Bullgarin prioritet është shpërndarja e vaksinave në  Maqedonin e Veriut

Për Bullgarin prioritet është shpërndarja e vaksinave në Maqedonin e Veriut

Presidenti bullgar Rumen Radev, para fillimit të ditës së dytë nga samiti i BE-së në Bruksel i cili i është përkushtuar luftës kundër COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike, deklaroi se për Bullgarinë prioritet është shpërndarja e vaksinave me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “Do të shqyrtojmë që mekanizmi për shpërndarje të vaksinave nga shtetet anëtare ndaj vendeve të treta, për Bullgarinë prioritet është Ballkani Perëndimor në krye me Maqedoninë e Veriut “, deklaroi Radev. Presidenti bullgar dje u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me të cilën ka biseduar për Maqedoninë e Veriut, lajmëruan dje mediumet bullgare. Ai mbrëmë para fillimit të samitit të BE-së porositi se nga homologët e tij do të kërkojë solidaritet dhe mirëkuptim për specifikat e çdo vendi anëtar. Dita e sotme dhe e fundit e samitit të BE-së do të përkushtohet në luftën kundër COVID-19, vaksinimi dhe certifikatat të cilat duhet të mundësojnë lëvizje të lirë për qytetarët e BE-së para fillimit të sezonit turistik. Radev paralajmëroi se këto certifikata nuk duhet të krijojnë barriera të reja, obligime dhe diskriminim ndërmjet qytetarëve të BE-së./TV21\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *