ShSKUK: 186 pacientë në trajtim nga COVID-19

ShSKUK: 186 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 186 pacientë, thotë raporti i punës për datën 25 maj 2021.

Në njoftim bëhet e ditur se 99 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 130 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë:

5 pacientë janë në gjendje të rënduar

56 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

84 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 2 në Repartin Intensiv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *