Dobrilla Kacarska, zgjidhet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjykatësja Dobrilla Kacarska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Alsat. Nga gjithsej nëntë gjykatës, gashtë kanë votuar që Kacarska të jetë udhëheqësja e re e këtij institucioni. Kacarska është zgjedhur gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese me 26 nëntor të vitit 2020, me propozim të Këshillit Gjyqësor. Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë për rikandidim. Paraardhës i Kacarskës në këtë institucion ka qenë gjykatësi Sali Murati, i cili lë këtë pozicion e lëshon para kohe pasi i skadon mandati nëntë vjeçar si gjykatës, për çka nuk ka të drejtë për rikandidim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *