Hong Kong: Afër 2 milion doza të vaksinës Pfizer mund të përfundojnë  në plehra

Hong Kong: Afër 2 milion doza të vaksinës Pfizer mund të përfundojnë në plehra

Derisa disa shtete përpiqen të furnizohen me doza të nevojshme të vaksinës kundër COVID-19, në Hong Kong afër dy milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech mund të përfundojnë në plehra. BBC raporton se në rajonin e veçantë administrativ kinez të Hong Kong-ut, që ka më shumë doza vaksinash se sa nevojiten për banorët, janë vaksinuar më pak se 20 për qind e popullatës, pasi qytetarët nuk duan të vaksinohen.

Autoritetet paralajmëruan se për tre muaj do të skadojë afati i rreth dy milionë dozave të vaksinës Pfizer-BionNTech dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre do të përfundojnë në plehra.

Deri më tani janë vaksinuar vetëm një e treta e punonjësve në sektorin e shëndetësisë në Hong Kong. Ndër arsyet e mos arritjes së nivelit të dëshiruar theksohet numri i vogël i rasteve të personave të infektuar dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj qeverisë.

Disa politikanë lokal kanë propozuar që dozat për të cilat pritet që së shpejti t’u skadojë afati të transportohen në vendet që kanë nevojë për to./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *