Maqedoni: 46 raste të reja me Covid 19, 147 të shëruar dhe 14 viktima

Maqedoni: 46 raste të reja me Covid 19, 147 të shëruar dhe 14 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.073 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *