MASH: Është shpallur konkurs i përsëritur për paraqitjen e mësimdhënësve të shkollave fillore për avancim me titullin “mentor”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është shpallur konkurs i përsëritur për paraqitjen e mësimdhënësve të shkollave fillore për avancim me titullin “mentor”. Mësimdhënësit nga shkollat fillore mund të aplikojnë për thirrjen, nga e cila nuk kishte asnjë kandidat të regjistruar në thirrjen e parë ose nuk kishte asnjë kandidat që plotësonte kërkesat.Thirrja e dytë publike për mësimdhënësit e shkollave fillore që të promovohen me titullin “mentor” është publikuar në linkun e më poshtëm.https://mon.gov.mk/content/?id=3987

Që një mësimdhënës të jetë në gjendje të aplikojë për ushtrimin e së drejtës që buron nga Ligji i ri për mësimdhënësit dhe bashkëpuntorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, i cili synon të rrisë dinjitetin dhe rëndësinë shoqërore të veprimtarisë arsimore, është e nevojshme të plotësohen disa kushte: të ketë të pakten 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe të përmbushë standardet profesionale për një mësimdhënës-mentor.Aplikim kryhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk, ku përveç aplikacionit bashkangjitet edhe dokumentacioni i duhur si dëshmi e përmbushjes së kushteve të deklaruara.Afati i fundit i aplikimit është 30 qershor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *