MSH: Në dy javët e fundit mbi 100 mijë persona janë paraqitur për t’u vaksinuar

MSH: Në dy javët e fundit mbi 100 mijë persona janë paraqitur për t’u vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë informon se në dy javët e fundit më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të interesuarve ka kaluar 400 mijë.

Nga MSH thonë se prej dje ka filluar vaksinimi masiv edhe në Veles, ndërsa është hapur pikë për imunizim edhe në një sallë në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paralelisht me vaksinimin, vazhdon edhe qetësimi i pandemisë. Dje prej 1.489 testimeve u regjistruan 14 raste të reja, që është nën një përqind nga numri i përgjithshëm i të testuarve. Deri tani në vend janë bërë 779.581 testime për COVID-19”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se spitalet e vendit të hospitalizuar për shkak të coronavirusit janë 318 pacientë, prej të cilëve 137 janë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *