Në Bërvenicë të Tetovës një shtëpi mbrëmë është kapluar nga zjarri

Zjarrfikësit e Tetovës mbrëmë kanë shuar një zjarr në një shtëpi në Bërvenicë, me ç’rast është djegur njëri kat i shtëpisë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Zjari është paraqitur rreth orës 22:00.

“Zjarri e përfshiu kulmin dhe katin e dytë. Ne u përpoqëm dhe arritëm ta parandalojmë zjarrin që të përhapet dhe ta përfshijë gjithë shtëpinë. Ka dëm të madh material, por për fat të mirë nuk ka të lënduar”, deklaroi Uka Aliti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës.

Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar nëntë zjarrfikës me tre automjete të zjarrfikësve./Lajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *