Panel diskutimi: “Punësimi dhe punësueshmëria e të rinjve” Ambasadorja e ShBA në Maqedoni e quajti Instituitin për Lidership dhe Politika Publike si agjent të ndryshimeve

Paneli i diskutimit “Punesimi dhe punesueshmeria e te rinjve” – pergjithesisht ne vendin tone dhe vecanerisht ne rajonin e Pollogut sollen ne Tetove Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Kate Marie Byrnes.

Paneliste te tjere ishin edhe Kryetarja e Tetoves znj.Teuta Arifi, Rektori i UEJL Abdylmenaf Bexheti, Drejtori i Agjencionit per Puinesim- Abdush Demiri, nen moderimin e nikoqireve, Pranvera Kasami-Drejtuese e Institutit per Lidership dhe Politika Publike.

Ambasadorja e ShBA theksoi se:

“Eshte kenaqesi te jem sot ketu ne kete panel te nderuar sepse tema e diskutimit te organizaur nga ILPP prek tre ceshtje qe jane me interes edhe per Ambasaden e ShBA ne Maqedoni, e qe jane: grate, te rinjte dhe ndermarresia. Une jam e impresionuar nga energjia e te rinjve ne RMV dhe nje nga gjerat qe me bejne kenaqesi eshte qe te ju ndihmojme te rinjve te gjejne zerin e tyre, permes mundesimit te platformave qe realizohen nga agjente te ndryshimeve si qe eshte Instituti per Lidership dhe Politika Publike.

Paneli u realizua ne forme hibride, ku me prezence fizike moren pjese nje numer i vogel profesoresh, perfaqesues te OJQ-ve, perfaqesues nga sektori i biznesit, eksperte dhe profesionalitete te fushes, si edhe profesioniste te rinj. Nderkohe, pjesemarrja online ne transmetimin e drejtperdrejte te panelit ishte shume e larte.

Si perfundim, Instituti per Lidership dhe Politika Publike u zotua se edhe  ne vazhdimesi do te mundohet te sjell bashke gjithe faktoret relevant vendimarres , jo vetem ne diskutime te ketilla por dhe ne projekte te perbashketa, per te adresuar sa me me kompetence kete teme dhe per te ofruar shanse me te mira per te rinjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *