Komuna e Gostivarit, do të shpallë gjinekologen e njohur Hatije Ismaili “qytetare nderi”

Komuna e Gostivarit, do të shpallë gjinekologen e njohur Hatije Ismaili “qytetare nderi”

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot përmes profilit të tij të Facebook ka njoftuar se mjekja nga Gostivari, Hatije Ismaili do të dekorohet me titullin “Qytetare Nderi”, po ashtu mjekja në fjalë është përzegjuar edhe si “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”, njofton Bonzo.info.

Postimi i plotë i z.Taravarit:

Para Këshillit komunal sot propozova që mjekja Hatije Bexheti Ismaili të shpallet qytetare nderi e Komunës së Gostivarit. Para disa ditësh mjeken Hatije BeXheti Ismaili e takova në komunën tonë. Në takim biseduam për të arriturat e saj dhe ajo vërtetë është për ta shpallur qyetetare nderi pasi na përfaqëson e na bën krenarë të gjithve si qytet.Propozimi kaloi me unanimitet votash në Këshillin komunal të Gostivarit. Gjinekologja nga Gostivari, Hatije Bexheti Ismaili vitin e kaluar u dekorua nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”.

Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *