Mersiha Samilovic: Ne mund të arrijmë suksesin vetëm nëse e mbështesim njëri-tjetrin

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin vajza dhe gra të tjera drejt sipërmarrësisë.

Në videon e publikuar është Mersia Smailovic, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave ne karrierë.

Mersiha Smailović është aktiviste e të drejtave humane dhe kryetare e OJQ Legis. Ka lindur në Shkup, ka mbaruar studimet deridiplomike për drejtësi dhe Master për drejtësi ndërkombëtare.

Gati më shumë se 15 vjet, ajo drejton kompaninë konslutative financiare dhe ligjore Nahla Consulting. Mersia është aktive në fushën e avokimit për të drejtat e refugjatëve, migrantëve dhe grupeve etnike, si dhe promovimin e barazisë gjinore dhe luftimin e diskriminimit ndaj myslimanëve dhe islamofobisë dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *