Teuta Arifi: Shumë shpejt Autobusët do të jenë në funksion

Teuta Arifi: Shumë shpejt Autobusët do të jenë në funksion

Komuna e Tetovës më në fund ka siguruar shoferët e autobusëve në Tetovë. Sipas Arifit shoferët janë siguruar dhe shumë shpejt pritet që autobusët të fillojnë me punë. Por kryetarja nuk dha ndonjë afat të caktuar se kur është kjo “shumë shpejt”.

“Kemi siguruar angazhimin e stafit të shoferëve, procesimin e sigurimit të autobusëve dhe jemi shumë afër të procesit të fillimit dhe futjes në funksion”, deklaroi Arifi, njofton Telegrafi.

Përpara një muaji, Teuta Arifi në emisionin Click Plus në Televizionin 21 tha se Komuna e Tetovës është duke kërkuar edhe shoferë pas çka pati edhe reagime të shumta nga qytetarët.

Autobusët, Tetovës i kanë kushtuar rreth 1.2 milion euro, shumë kjo që komuna e ka marrë si kredi nga Banka Botërore në një afat prej 13 vitesh. Ndërsa transportin publik kryetarja Teuta Arifi e ka premtuar nga viti 2013 kur edhe e mori mandatin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *