Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti Aktakuzë kundër një shkupjani të moshës 41 vjeçare, për shkak të veprës së kryer penale – Mashtrim. Bëhet fjalë për të dyshuarin në mashtrimin të cilin e zbardhi MIA ndërsa aktakuza vjen 50 ditë pas interesimit tonë të vazhdueshëm dhe hetimit për këtë rast.
“I akuzuari, në periudhën prej 6 maj 2020 deri më 5 mars 2021, në Shkup, me paramendim ka kryer dhjetë veprime të lidhura në kohë që përfaqësojnë realizim të shumëfishtë të një vepre, duke përdoruar raportin e njëjtë, rrethanat e njëjta dhe të ngjashme, ndërsa me qëllim që të përfitojë pasuri të paligjshme për vete. Ai ka mashtruar dhjetë persona – të dëmtuar, të cilëve rrejshëm u ka prezantuar fakte se si agjent për patundshmëri në Agjencinë e tij për patundshmëri është autorizuar nga emri i pronarëve të banesave që t’i shesë banesat e tyre personave të tjerë. I akuzuari i kishte shpallur dhe prezantuar banesat për shitje, me çka i ka detyruar të dëmtuarit që të bëjnë dëm pronës së tyre nga vlera më e madhe”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Shtojnë se me katër nga të dëmtuarit, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar për banesa në ndërtim dhe ka paguar vlera të ndryshme, por nuk kanë lidhur Marrëveshje për shitblerje.
Me gjashtë të dëmtuar, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar dhe ka paguar vlera të ndryshme për kaparin, ndërsa pastaj ka lidhur edhe Marrëveshje për shitblerje, në të cilat pa dijen e pronarëve të vërtetë ishte nënshkruar si “shitës”.
Lënda ishte formuar dy javë pas denoncimit të rastin për të cilin shkroi MIA në të cilin gjashtë qytetarët akuzojnë agjentin e patundshmërive për mashtrim sipas nenit 247 të Kodit Penal. Ata me MIA-n ndanë se gjatë tentimit të pare për të blerë banesë, janë mashtruar për shumë të përgjithshme prej 32 mijë euro, me çka secili veçmas, ka lënë kapar nga disa mijëra euro.
Krahas asaj se ishin mashtruar për kapar prej 10 mijë euro, MIA zbuloi se dy nga blerësit kanë paguar edhe tatim të patundshmërive për banesën e njëjtë, secili veçmas, në vlerë të përgjithshme prej afro tre mijë euro. Të paguajë tatim për banesën e njëjtë ishte nisur edhe i dëmtuari i tretë, i cili me kohë e kishte kuptuar për mashtrimin dhe menjëherë e kishte tërhequr kërkesën për përcaktimin e tatimit të qarkullimit të patundshmërive të parashtruar në Qytetin e Shkupit.
Sa i përket tatimit, informacionet e fundit të cilat i ka MIA janë se pronari i ndërtesës për banesat e të cilit të dëmtuarit kanë paguar tatim, bashkë me një pjesë të blerësve të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, ka dhënë deklaratë në Qytetin e Shkupit se në fakt nuk ishte i njoftuar me rastin me qëllim që të mund t’iu kthehen mjetet e paguara për tatim të dëmtuarve.\Zhurnal\