Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pa energji elektrike, nesër do të jenë disa komuna të Shkupit, mes të cilave Gjorqe Petrov, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Saraj dhe Qendër, njofton QRMK Shkup.

Në Gjorqe Petrov, një pjesë e përdoruesve të rrugës 20 do të jenë pa energji elektrike nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15, ndërsa në Butel, përdoruesit e rrugës 8 Lubotenski Pat, afër stacionit të fundit të autobusit për autobusin numër 8, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14.

Në periudhën prej 9:15 deri në 12:45, përdoruesit e rrugës 1, 3 dhe 5, në fshatin Jurumleri në Gazi Babë do të jenë pa energji elektrike, ndërsa në periudhën prej 9 deri në 14, përdoruesit e Dracevës – pjesë e rrugës “Justiniani i parë ” (Rruga Draçevska) në Kisella Vodë.

Në Saraj, pa energji elektrike nesër do të jenë, përdoruesit e fshatrave Matkë, Shishovë dhe Gllumovë nga 8:30 deri në 15:00 dhe në Qendër nga 8:30 deri në 15:30 përdoruesit e një pjese të rrugës “Dane Krapçev” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *