MSH: Qytetarët e Maqedonisë së shpejti me certifikatë shëndetësore digjitale

MSH: Qytetarët e Maqedonisë së shpejti me certifikatë shëndetësore digjitale

Qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të mund të marrin certifikatë shëndetësore digjitale.

Rrjeti “CommonTrust” dhe Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të projektit “The Commons Project” krijuan aplikacionin “CommonPass”, me qëllim të vendosjes së platformës ndërvepruese për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave dhe testeve laboratorike për COVID-19 midis vendeve.

“Ministria e Shëndetësisë si përkrahëse e zhvillimit teknologjik të vendimeve të bazuara në standarde ndërkombëtare, bashkohet në rrjetin ‘CommonTrust’ për dhënien e certifikatave shëndetësore digjitale përmes aplikacionit të ri ‘CommonTrust’. Me këtë hap, ministria vlerëson se qytetarëve të Maqedonisë do t’u rriten mundësitë për certifikatë shëndetësore digjitale sipas standardit global ‘Smart Health Card’. Kjo për qytetarët do të thotë se do të mund ta dokumentojnë COVID-19 statusin me qëllim që të mund të udhëtojnë në vende tjera dhe të mund të përgjigjen në kalimet kufitare në shtetet tjera duke mbrojtur edhe privatësinë e tyre. Me CommonPass në mënyrë të thjeshtë mund të merren rezultatet e testit COVID-19 dhe vërtetim për vaksinë dhe ta tregojnë statusin shëndetësor për hyrje në një shtet tjetër pa zbuluar detaje të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga MSH theksojnë se do t’i njoftojë të gjitha strukturat që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekt janë të përfshira në këtë fushë për qëllimin e këtij aplikacioni dhe mundësitë që i ofron ky aplikacion. (ISHP dhe laboratorët e certifikuara private dhe shtetërore).

Sipas MSH-së, me këtë aplikacion, qytetarëve të Maqedonisë u mundësohet fleksibilitet në zgjedhjen provajderit dhe mënyrën se si do të marrin vërtetim falas digjital të imunizimit dhe rezultatet e bëra me COVID-19 teste./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *