Qeveria miratoi vendimin për lehtësimin e masave, prej sot në ambient të hapur pa maska, ora policore deri më 15 qershor

Qeveria miratoi vendimin për lehtësimin e masave, prej sot në ambient të hapur pa maska, ora policore deri më 15 qershor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë njoftoi për vendimet që u morën në kuadër të seancës 75-të për lehtësimin e masave anti-Covid.

Shfuqizohet mbajtja e maskës në të hapur dhe rekomandohet të mbahet kur njerëzit janë në grup më të madh. Mbetet detyrim mbajtja e maskës në transportin publik, taksi dhe në të gjitha ambientet e mbyllura.

Lejohet prania e publikut në ngjarje sportive të cilat mbahen në të hapur deri në 30% të kapacitetit të vizitorëve.

Shfuqizohet ndalesa për grupim në hapësirën publike.

Lejohet mbajtja e dasmave, ceremonive në ambiente të hapura (veranda) maksimum 100 veta, por jo më shumë se 50% e kapacitetit hapësirës dhe maksimum 6 persona në një tavolinë.

Rritet numri i personave në një tavolinë në objektet hotelerike, nga 4 persona në 6 duke siguruar distancën mes personave.

Rekomandohet shfuqizimi i masës për punë në ndërrimet dhe nga distanca.

Vazhdon të vlejë ndalesa e lëvizjes prej 00:00 deri në 04:00 deri më 15.06.2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *