MPB: Prej 11 deri 15 qershor nuk do të punojë sistemi i MPB-së për dokumentet personale në Maqedoni

MPB: Prej 11 deri 15 qershor nuk do të punojë sistemi i MPB-së për dokumentet personale në Maqedoni

Ministria për Punë të Brendshme informon qytetarët se për shkak të përditësimit (update) të sistemit për dokumente personale, prej 11 qershor (e premte – nga ora 16:00), deri 15 qershor (e martë – deri ora 20:00) nuk do të jetë në funksion sistemi për pranim dhe lëshim të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta dhe leje të vozitjeve), në Shkup.

Nga MPB i ftojnë qytetarët që kanë caktuar termine për aplikime për dokumente personale në këtë periudhë, të paraqiten më deri më 11.06.2021 deri në ora 16:00.

“Qytetarët që kanë caktuar termin për më 14.06.2021, të drejtën për dorëzim të kërkesës për dokumente personale do të mund ta realizojnë më 05.06.2021 në të njëjtin vend dhe orë”.

“Qytetarët që kanë caktuar termin për më 15 qershor 2021, të drejtën për dorëzimin e kërkesës do të mund ta ushtrojnë më 6 qershor 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç kanë planifikuar”, thonë nga MPB.

Prej atje përfundojnë se dokumentet gjithashtu do të mund të merren deri më 11 qershor 2021, deri në ora 16:00, ose nga 16 qershori./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *