Digjen 14 autobusë dhe 2 makina policie në Brazil, si hakmarrje për vdekjen e e një lideri droge

Digjen 14 autobusë dhe 2 makina policie në Brazil, si hakmarrje për vdekjen e e një lideri droge

Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 qershor në qytetin brazilian të Amazonës, Manaus si hakmarrje për vdekjen e një trafikanti droge, tha qeveria e shtetit.

Shërbimet e autobusëve u pezulluan derisa patrullat e forcuara të policisë të mund të vendoseshin në qytet. Manaus është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit.

Sekretari i sigurimit të shtetit Amazonas, koloneli Louismar Bonates tha në një deklaratë se urdhri për të djegur automjetet publike erdhi nga brenda burgut ku burgosen drejtuesit e bandave të drogës, shkruan Reuters.

Automjetet u dogjën gjithashtu në dy qytete fqinje, tha ai. /oranews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *