Moti sot në vend

Moti sot në vend

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në orët e paradites mot i paqëndrueshëm, në më shumë vende madje me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Siç ka njoftuar DPHM do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtë dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17 gradë, derisa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 31 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura minimale do të zbret deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Celsius/koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *