Përplasen dy trena në Pakistan, të paktën 30 persona mbetën të vdekur

Përplasen dy trena në Pakistan, të paktën 30 persona mbetën të vdekur

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në zonën jugore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Gul Hassan, zyrtar për hekurudha në qytetin e Karaçit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se hetimet kanë nisur për të kuptuar se si ka ndodhur ky rast.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe dhjetëra prej tyre besohet se janë në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për pajisje speciale për të arritur te personat që kanë mbetur nën trena.

“Zona është larg dhe për ketë arsye jemi duke u përballur me vështirësi në procesin e shpëtimit”, ka thënë një zyrtar për hekurudha, duke thënë se të paktën gjashtë vagonë janë shkatërruar.

Kryeministri Imran Khan ka thënë se është i “shokuar” nga aksidenti, dhe ka premtuar hetim të plotë.

Pakistani është përballur me një numër aksidentesh të tilla në vitet e fundit.

Qytetarët e këtij vendi udhëtojnë shumë shpesh me trena.

Vagonët janë shpesh të mbingarkuar dhe shumë prej trenave nuk kanë kushte të mira. /Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *