Rusia tërhiqet nga traktati për “Qiejt e hapur”

Rusia tërhiqet nga traktati për “Qiejt e hapur”

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Rusia tërhiqet nga traktati për “Qiejt e hapur”. Marrëveshja lejon vendet pjesëtare, të kryejnë fluturime mbikëqyrjeje ushtarake të shkurtra me avionë të paarmatosur mes njëri-tjetrit.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë të Hënë, dekretin për ligjin e tërheqjes nga pakti, që u paraqit si projektligj nga qeveria ruse në Janar dhe përfundoi miratimin në të dyja dhomat e parlamentit, muajin e kaluar.

Shkak për tërheqjen e Rusisë ishte vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të mos u rikthyer, pasi administrata Tramp i largoi Shtetet e Bashkuara nga traktati 22 Nëntorin e kaluar.

Biden tha se nuk do të rikthehej derisa Rusia të largohej nga traktati, të cilin e kishte shkelur disa herë që prej vitit 2002 kur hyri në fuqi. Por për Moskën, vendimi i Uashingtonit ishte një “gabim politik”. Pritshmëritë ishin që Putin të merrte vendimin për këtë traktat pas takimit të 16 qershorit në Gjenevë./dailynews.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *