Dje Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup festoi ditën kombëtare të tyre, Ditëlindjen e Mbretëreshës, festë që u organizua në Muzeun e Arteve Bashkëkohore. Si pjesë e festës së këtij viti u organizua Shou i Modës së Qëndrueshme – Sustainable Fashion Show, me ç’rast edhe veshja e aparencës së Ekselencës së Saj Rachel Galloway dhe Zv. Ambasadorit Dominic Otway u punua nga dizajnerë të modës nga vendi, me materiale miqësore për ambientin.

