Rusia shpall “non grata” diplomatin e Maqedonisë së Veriut

Rusia shpall “non grata” diplomatin e Maqedonisë së Veriut

Rusia ka shpallur person të padëshiruar një diplomat nga Maqedonia e Veriut, transmeton Alsat. Sipas agjencisë së lajmeve „Риа новости“, Ministria e Punëve të Jashtme në Rusi këtë veprim e ka marrë si përgjigje për dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi.

“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Çaushevska-Dimovska është thirrur në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku u njoftua se një punonjësi i Ambasadës së Maqedonisë s; Veriut në Moskë është shpallur  non grata”, thuhet në deklaratën e MJP-së ruse që transmetojnë mediat ruse.

Ndryshe, me 14 maj, Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut shpalli person të padëshiruar një diplomat rus, për çka i njëjti u dëbua nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *