Greqia do ti jep Maqedonisë 20.000 vaksina  të Astra Zenecas

Greqia do ti jep Maqedonisë 20.000 vaksina të Astra Zenecas

Vaksinat që Greqia do t’i jep si donacion për Maqedoninë pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes në Shkup, njofton AIM nga Athina.

Informacioni për AIM nga Athina e konfirmojnë edhe nga Shkupi dhe siç u njoftua dy javë më parë nga Ministri Venko Filipçe dhe zëdhënësi i Qeverisë greke Aristotelia Peloni, 20.000 doza të Astra Zeneka do të mbërrijnë nga fqinji jugor.

Në fillim të këtij muaji, Peloni, duke u përgjigjur nl pyetjen pyetjen e korrespondentit të AIM-s në Athinë në një konferencë të rregullt për shtyp, konfirmoi se Greqia, në bashkërendim me Komisionin Evropian, do të dërgonte nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ministri Venko Filipçe më herët informoi se Maqedonia e Veriut pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *