Në vend të thikës Mbretëresha Elizabeth zgjedh shpatën për prerjen e tortes

Të Shtunën, Mbretëresha Britanike Elizabeth II mori pjesë në një ngjarje në kuadër të samitit të G7 në Cornwall, Angli së bashku me Catherine, Dukeshën e Kembrixhit dhe Camilla, Dukeshën e Cornwall.

Një video e Mbretëreshës duke prerë një tortë festive me një shpatë ceremoniale në ngjarje, tërhoqi vëmendjen, transmeton Klankosova.tv.

Kur Mbretëreshës Elizabeth ishte përballë tortës, ajo vendosi ta priste atë me një shpatë ceremoniale dhe jo me thikë. Kur dikush i tha asaj se ishte në dispozicion një thikë, ajo tha: “Unë e di se ka! Kjo është diçka që është më e pazakontë”.

Pastaj ajo vazhdoi të priste tortën.

Shikoni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *