AKD: Panel Diskutimin në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, i ftuar në rolin e folësit edhe filantropi Lazim Destani

AKD: Panel Diskutimin në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, i ftuar në rolin e folësit edhe filantropi Lazim Destani

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, u mbajt panel diskutimi me temë: Remitancat dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Ngjarja u organizua në nderim të përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre, sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në trojet tona. Organizimi u bë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe me mbështetje të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shtetit për Diasporën.

Falënderoj organizatorët për ftesën për të marrë pjesë si një nga folësit në këtë panel.

Unë mendoj se roli dhe kontributi i diasporës shqiptare gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendeve tona. Ndërsa kur është fjala te zhvillimi ekonomik i vendeve tona, remitancat përbëjnë burimin kryesor, ashtu siç e vërtetojnë dhe studime të ndryshme nga kjo fushë.Duke e parë këtë si potencial marramendës dhe shans të rrallë për t’u shfrytëzuar, kanalizimi i efektshëm i këtyre të ardhurave do të kishte çuar në zgjidhjen e shumë problemeve zinxhirore që vendet tona përjetojnë. Fuqia investuese nga këto burime nuk duhet nënvlerësuar.Investimet prioritare mund të jenë në degë të shumta, si teknologjia e informacionit, digjitalizimi, motivimi i eksportit, turizmi, bujqësia, e të tjera.Për realizimin e këtyre qëllimeve me interesa të përgjithshme, roli i shteteve tona si Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut është gjithsesi i pazëvendësueshëm. Institucionet shtetërore, përmes hartimit të politikave që nxisin ridestinimin e remitancave drejt investimeve, mund t’i sigurojnë kahjen e duhur rrjedhave në këtë fushë.

Uroj që diaspora të jetë sa më e përfshirë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona, dhe të jemi sa më të organizuar e të bashkuar.https://www.facebook.com/308926142919830/posts/1322639631548471/?d=n

Burimi: https://www.facebook.com/photo?fbid=335202094638099&set=pcb.335203184637990

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *