Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti nderohet me çmimin ndërkombëtar letrar “Azem Shkreli”

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti nderohet me çmimin ndërkombëtar letrar “Azem Shkreli”

Janë mbajtur Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” ku marrin pjesë poet, shkrimtarë, historian, studiues e artistë të shumtë.

Datat 13 dhe 14 qershor ishin rezervuar për të shpalosur këtë edicion i cili si gjithherë u mbajt në qytetin e Pejës.

Në këtë festival ndahen edhe çmimet për kontribut në letrat shqipe.

Në këtë edicion, i 19-ti me radhë, Kim Mehmeti u nderua me çmimin ndërkombëtar letrar “Azem Shkreli” për kontributin në letrat shqipe.

Në arsyetimin e Këshillit organizativ të Takimeve Letrare Ndërkombëtare Azem Shkreli, në përbërje të Aver Husaj-përgjegjës i departamentit kulturës, prof. Ilire Zajmi-Rugova, prof. Entela Kasi, prof. Vjollca Dibra dhe drejtoreshës së bibliotekës së qytetit të Pejës Shengyl Kelmendi, thuhet se “Ky çmim i jepet Kim Mehmetit, pasi ai është rrëfimtar i lindur, i cili nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Proza e tij është  vlerësuar e  veçantë dhe tërheqëse. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, drejtoresha e kulturës në komunën e Pejës , Xhenet Syka, tha se Peja vazhdon të nderojë figurën e bardit të poezisë Azem Shkreli, përmes organizimit të takimeve letrare ndërkombëtare duke sjellur emra e vlera të cilët krijojnë ura përmes letërsisë e fjalës së bukur poetike.

Çmimi për poezinë më të mirë të lexuar gjatë takimeve, iu nda  Abdullah Zenelit për poezinë “Azemin më se pashë”.

Çmimi “Lirika e Azem Shkrelit “ iu nda poetit turk Mesut Shenoll.

Poetja Vlora Konushevci, mori çmimin “Kalorësi i poezisë” ndërsa çmimi “Pajtimi “  iu nda poetes boshnjake Mirsada Bibic Shabotic .

Me Çmimin për kontribut kombëtar u nderua ambasadori i parë i Kosovës  në SHBA, Avni Spahiu, dhe Pen Qendra e Shqipërisë.

Gjatë këtyre dy ditëve Peja u shndërrua në epiqendër të ngjarjeve kulturore, me promovime librash, lexime poetike e promovime vlerash.

Fituesi i çmimit europian  Enkel Demi, promovoi romanin “Flama”, i cili tashmë është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në këtë vazhdë ishte edhe promovimi i romanit  “Shënimet e  Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit, i cili u prit me interesim nga të pranishmit.

Libri “Misioni i parë “ i ambasadorit të parë të Kosovës në Uashington, Avni Spahiu u prit me vëmendje nga libërdashësit. Ashtu si dhe promovimi i librit  “Peja” të profesorit Gazmend Rizaj.

Gjatë dy ditëve të takimeve, u promovuan  edhe dy përmbledhje me poezi, të autorëve Nikolin Gurakuqi e Bukurie Buçpapaj.

Poet pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e veriut, Shqipëria morën pjesë në këto takime. Përveç poetit turk Mesut Shenol, poetetet e huaj nuk arritën të vijnë për shkak të pandemisë, por dërguan poezitë e tyre përmes videove. Sheng Xue, Osman Ozturk, Chathrine Graham, Chen Hsiu –chen, Kurt Gostentschnig, Polly Munkova , Marina Pratici dhe Eva Petropoulou ishin ftuar të jenë pjesë e këtyre takimeve./Kultplus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *