OBSH: Maqedonia është në fazën 1, regjistrohen raste sporadike me coronavirus

OBSH: Maqedonia është në fazën 1, regjistrohen raste sporadike me coronavirus

Po vazhdon trendi në rënie i kurbës epidemiologjike në Maqedoni. Aktualisht, vendi sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është në fazën 1, domethënë vetëm rastet sporadike të infektuarve regjistrohen çdo ditë. Përqindja e rasteve pozitive varion nga 0.3% në 1.1%, mesatarisht 0.6%, ndëra në 15 rajone, javën e kaluar incidenca ishte 0 për 100.000 banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë për “Faktor” konfirmoi se përhapja epidemiologjike e virusit po zëvendësohet nga raste sporadike, por kjo do të thotë që situata duhet të vazhdojë të monitorohet nga afër, sepse, siç theksojnë ata, raste të tilla sporadike mund të bëhen potencialisht bërthama ose grupe.

Sipas kategorizimit të rrezikut dhe vlerësimit të situatës, duke marrë parasysh indikatorët e OBSH-së për mundësinë e transmetimit të mëtejshëm dhe kapacitetet e përgjigjes së vendit, vlerësohet se Republika e Maqedonisë së Veriut është në fazën 1 (raste sporadike të regjistruara), nën-niveli 1, me kapacitetet e duhura të përgjigjes.

Megjithëse përhapja epidemiologjike e virusit po zëvendësohet nga raste sporadike, ka akoma raste aktive, si dhe raste të reja pozitive. Raste të tilla sporadike potencialisht mund të bëhen grupe ose vatra të grupeve. Për më tepër, ka raste pozitive dhe aktive me Covid-19 edhe në vendet e rajonit. Për sa kohë që ekziston një kërcënim i mundshëm i një virusi të mundshëm, ne duhet t’i përmbahemi masave të mbrojtjes.

OBSH ende nuk ka deklaruar fundin e pandemisë”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sidoqoftë, sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mënyrë që të deklarohet fundi i epidemisë së Covid-19, asnjë person i infektuar nuk duhet të paraqitet për një periudhë prej 28 ditësh. Këto janë në të vërtetë dy periudha të inkubacionit të virusit prej nga 14 ditësh./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *